Parlamenti Evropian zgjodhi për një mandat të dytë 5 vjeçar Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian.
Von der Leyen, e cila vjen nga Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, fitoi 401 vota në një votim të fshehtë, shumë më tepër se 361 vota që i nevojiteshin për t’u zgjedhur.
Von der Leyen kishte mbështetjen e tre grupeve kryesore pro-BE, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, Socialistët dhe liberalët e Reneë. Në javët dhe muajt përpara votimit, disa ligjvënës brenda atyre grupeve të qendrës thanë se nuk do të votonin për të, duke e detyruar atë të kërkonte mbështetje nga jashtë koalicionit të saj aktual, duke përfshirë të Gjelbërit me prirje të majtë.
Tani që von der Leyen ka mbështetjen e Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, ajo do të fillojë të mbledhë Komisionin e saj të ri Evropian.