Shqipëria fitoi me rezultatin 0:1 në Serbi, duke “ngritur në peshë” gjithë shqiptarët.
Ishte Rey Manaj, që realizoi gol në minutat shtesë të pjesës së parë.
Kombëtarja shqiptare gjunjëzoi sonte kombëtaren serbe në shtëpinë e saj, falë golit historik të Rei Manajt, duke fituar kështu një sfidë të vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Shqiptarët ngjyrosën kuq e zi zemrën e Tiranës. Sheshi Italia, përballë stadiumit “Air Albania” në Tiranë. u “shkund” nga ekzaltimi dhe festa e mijëra tifozëve të mbledhur në mbështetje të Kombëtares.
Me emocion ndeshja u ndoq nga shqiptarët në të gjithë vendin, të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të përjetuar emocionet e kësaj përballje sportive.
