Fitorja me triumf në zgjedhje/ Rama u drejtohet mbështetësve pasdite: Ju falënderoj përgjunjësisht

Më të fundit


Pas fitores bindëse të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se do t’u drejtohet mbështetësve pasditen e kësaj të mërkure me një fjalim në sheshin “Skënderbej”, në orën 19:00.

Kryeministri ka ndarë një foto në rrjetin e tij social “Facebook”, me mbishkrimin “Faleminderit”.

Duke mos e e fshehur aspak entuziazmin për triumfin historik të siguruar në këto zgjedhje, kryesocialisti thekson se nuk po arrin dot të gjejë fjalët me të cilat  do t’u drejtohet qytetarëve në mbrëmje.



Skip to toolbar