Flamuri shqiptar del nga lista e zezë/ Anijet që prekin shtetet e BE konsiderohen pa risk të lartë

AKTUALITET


Pas përfundimit të punimeve të mbledhjes së 57-të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, flamuri shqiptar ka dalë nga lista e zezë si rezultat i raportit pozitiv të inspektimeve dhe ndalimeve të anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Europian.

Lajmin e mirë e ndau Kapiteneria e Portit Durrës, e cila thotë se tashmë çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të paraqitet si anije pa risk të lartë lundrimor.

“Lista e bardhë, gri dhe e zezë (WGB)” paraqet spektrin e plotë, nga flamujt cilësorë te flamujt me performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë. Ai bazohet në numrin e përgjithshëm të inspektimeve dhe ndalimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare rrotulluese për flamujt me të paktën 30 inspektime në atë periudhë.

“Ka lehtësira qoftë në përpunimin e mallrave që transportojnë por edhe për ankorimet në portet përkatëse. Është lajm i mirë për të gjithë marinarët apo ata që kanë të bëjnë me këtë sektor, që ishte futur në listën e zezë 30 vite më parë. Në harkun e 30 viteve, do të zhvillohen rreth 30 inspektime, për të dalë tërësisht nga lista.”, raportoi gazetari Leonidha Musaj. 



Skip to toolbar