Fleckenstein: Këshilli gaboi, mos hiqni dorë nga integrimi

POLITIKË


Knut Fleckenstein, ish eurodeputet dhe njëherazi zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët, tha se mezi pret të vijë e të shkëmbejë mendimet me politikanët shqiptarë për të ecur përpara me reformat dhe hapat që duhen ndërmarrë për procesin e anëtarësimit. Fleckenstein tha se as BE por as Shqipëria nuk do të heq dorë nga procesi i integrimit pavarësisht vendimit të gabuar të Këshillit të Europës. Ai tha se shumë shpejt do të jetë në Tiranë për të marrë pjesë në Forumin “Tirana Connectivity”.

“Ende të angazhuar. Rrugës për Tiranë. Mezi pres Forumin “Tirana Connectivity”, për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”, shkruan Fleckenstein në twitter.



Skip to toolbar