Mediat italiane kanë publikuar foton e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri, e cila u vra të dielën. Trupi i pajetë u gjet gjysmë i zhveshur në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara.
Pjetri u dhunua dhe më pas u qëllua me një plumb pas koke. Dyshohet se vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares u hodh në lumë.
Mediat italiane theksojnë se është vështirë të imagjinosh se Nevina ishte prostitutë nga përshkrimi që i bënte i shoqi, Leonardo Marku.
“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00 dhe e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët. E kam dashur shumë” tha ai.