Gjatë fundjavës, në doganën e Kakavijës është regjistron një fluks i konsiderueshëm i automjeteve dhe udhëtarëve që udhëtojnë drejt Greqisë.
Qindra automjete janë përballur me pritje të gjata në sportelet e doganës greke, ku radha ka arritur deri në 3 kilometra këtë të shtunë.
Shumica e udhëtarëve shkojnë drejt Greqisë për të festuar javën e Pashkës orthodokse, ndërsa një pjesë tjetër udhëton drejt Janinës për të kryer blerje, duke përfituar nga çmimet më të ulëta të mallrave.Shtimi i kontrollit kufitar nga pala greke ka zgjatur kohën e pritjes. Autoritetet paralajmërojnë që gjatë javës së ardhshme, për shkak të festës së Pashkës orthodokse, dogana e Kakavijës do të përballet me një fluks edhe më të madh të udhëtarëve dhe automjeteve.
