Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca plenare e kësaj të enjteje.
Në pamundësi për të drejtuar nga vendi i saj, nënkryetarja e Kuvendit, ka drejtuar seancën nga karriget e deputetëve të maxhorancës, kjo për shkak të bllokimit nga deputetë të Foltores.
“Kjo është një sjellje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kuvend, seanca e sotme nuk do të zhvillohet do të shtyhet për një ditë tjetër, kur të jetë e mundur të zhvillohet një seancë normale. Sipas rregullores, për të gjithë deputetët që sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, do kërkoj nga sekretariati masa për secilin prej tyre. Ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe nuk mund të denigrohet”