“Forcimi i demokracisë në Shqipëri, prioritet i SHBA”

AKTUALITET


Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë, Daniel Koski, tha se forcimi i demokracisë në Shqipëri është përparësi e qeverisë amerikane. Në një aktivitet të zhvilluar në Sheshin “Skënderbej” për Ditën Kombëtare të Aktivizmit, Koski tha se shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në forcimin e demokracisë në vend. Ai ftoi aktorët e shoqërisë civile që të jenë aktivë ndërsa premtoi se SHBA do të jetë gjithmonë aty për të dhënë mbështetjen e saj.

“Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është një përparësi e Qeverisë amerikane. Qeveria amerikane po e ndjek këtë qëllim përmes programeve tona, projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen për ditën kombëtare të aktivizmit”, u shpreh Koski.

“Një shoqëri civile e forte shërben si një roje për institucionet përgjegjëse. Kjo mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Avokimi i suksesshëm kërkon vendosmëri edhe kur dështimi duket i sigurt. Ju nxis të merrni përsipër këtë angazhim dhe të punonin për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Ambasada e SHBA është këtu për t’ju ndihmuar që të ngrini zërin”, shtoi ai.



Skip to toolbar