Dëbora e dendur këtë të shtunë bëri që ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë të shtyhej.
Sasia e madhe e dëborës e bëri të pamundur pastrimin e fushës, me duelin e Superligës që do zhvillohet në një tjetër datë. Në Korçë nuk kanë humbur kohë dhe trajneri Ivan Gvozdenovic e ka nxjerrë ekipin e tij në stërvitje.
Derbi ka gjetur një ide origjinale dhe Skënderbeu është stërvitur këtë pasdite në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”.
Me anë të një njoftimi, mesditën e kësaj të shtune, Departamenti i Garave në FSHF ka njoftuar tifozët se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Ndërkaqë, në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje.