FOTO/ Djali i Mitsotakis betohet si ushtar në kufi me Turqinë, kryeministri grek: Më vjen keq që s’mund të vija të mburresha me ty

BOTA


Në mes të tensioneve Greqi-Turqi, djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka filluar ushtrinë në kufi.

Konstantinos, djali i vetëm i Mitsotakis do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje.

Ai sapo mbaroi studimet në Boston dhe tashmë ka ngecur në Greqi prej pandemisë, por për 1 vit do të jetë i angazhuar në një kohë kur i ati si kryeministër po përballet me probleme serioze në Mesdheun Lindor përballë Turqisë.

Por Kyriakos Mitsotakis nuk e fsheh krenarinë teksa shpreh keqardhje që nuk ishte vetë në Alexandopouli për t’u mburrur me të.



Skip to toolbar