FOTO/ Dyshohet se shtyu gruan dhe fëmijët drejt vetëvrasjes, çfarë postonte Ergys Arrazi

AKTUALITET


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur.

Pak ditë pasi Ergys Arrazi denoncoi në polici se bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur ishin zhdukur, është gjetur në ujërat e lumit Buna trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare.

Dyshohet se e mitura është vetëmbytur dhe të njëjtin akt kanë ndërmarrë edhe nëna e saj dhe motra e vëllai më i vogël janë mbytur, por trupat e këtyre të fundit nuk janë gjetur ende.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve, arsye kjo e cila ka bërë që policia ta vendosë në pranga atë, teksa hetimet vijojnë.

Ai e ka mohuar akuzën , por thuhet se në momentin kur ka identifikuar trupin e pajetë të së bijës, ka qenë mjaft i ftohtë.

Por çfarë pasqyronte ai në rrjetet sociale? Nga një shikim i profilit të 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”.

Nuk mungojnë as etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Polombarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka tronditur opinion publik.

Motra e Alma Arazit ka qenë ajo që ka denoncuar në polici kunatin, duke pohuar se ai i dhunonte.



Skip to toolbar