FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

AKTUALITET


Pas vizitës së saj dy ditore në Shqipëri, vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente nga ky udhëtim i saj.

Në disa postime në “Instastory”, shihen disa pamje nga bregdeti i Vlorës si dhe nga Zvërneci, ku ka plane investimi.

Një nga videot Ivanka Trump e shoqëron me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”.

Kujtojmë se prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan ndodhet në vendin tonë dhe axhenda e saj ka qenë e ngarkuar me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike Vajza e presidentit amerikan ka qenë gjatë gjithë kohës e shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh.

Mbrëmjen e kaluar ajo vizitoi edhe kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ndërsa këtë të premte ajo pritet të largohet nga Shqipëria. Të mërkurën, Ivanka Trump zhvilloi takime me studio arkitekturore, si vendase ashtu edhe të huaja, ndërkohë që vizitoi edhe zonën e Zvërnecit Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe përfshin ndërtimin e një marine turistike, hotele dhe rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe hapësira rekreative me shërbime të dedikuara për vizitorët.



Skip to toolbar