FOTO / Pas Yuri Kim, largohet nga Shqipëria edhe zv.ambasadori amerikan

Më të fundit


Pas Yuri Kim, nga Tirana është larguar edhe zëvendësi i saj Demian Smith.

“Stafi i Ambasadës amerikane i dha lamtumirën këtë javë zëvendës shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri.

Ekipi i Ambasadës u mblodh për t’i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës.

Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Tiranë.



Skip to toolbar