SPAK ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë orët e fundit për të goditur kokat e grupeve kriminale.
Nga fotot e publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 3 milion euro cash, bizhuteri, ora dhe makina të sekuestruara. Një pjesë e tyre ishin të groposura në tokë. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ora, florinj, automjete luksoze dhe bizhuteri.
Njoftimi:
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku përfshihen:
996,760 Euro cash;
Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
Armë zjarri;
Targa të përshtatura automjetesh;
Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.