Fotoja familjare e takimit të Komunitetit Politik Europian, Rama krah Orban dhe Michel

AKTUALITET


Samiti i Komunitetit Politik Europian i zhvilluar këtë të enjte në Hungari mblodhi liderë nga disa vende të Evropës. Mes liderëve mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në foton familjare Rama ishte pozicionuar krah kryeministrit hungarez Orban dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Liderët evropianë u mblodhën në Hungari për samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), një platformë që u themelua në vitin 2022 për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane në trajtimin e çështjeve kryesore globale.



Skip to toolbar