Ne oren 11:00 ka nisur dhe Kongresi i Partisë Socialiste, ku priten të diskutohen çështje të rëndësishme për partinë, qeverinë dhe ndryshimet e mundshme në radhët e saj, si dhe mbi procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare vitin e ardhshëm.
Ajo që ka rënë në sy është edhe prania e Lindita Nikollës, e cila dy ditë më parë dha dorëheqje nga posti si Kryetare e Kuvendit.
Nikolla është parë krah Ramës në këtë Kongres, teksa mbetet për të parë nëse sot do të ketë një emër që do ta zëvendësojë në krye të Kuvendit.
Kujtojmë që Lindita Nikolla në seancën e fundi plenare para pushimeve njoftoi dorëheqjen e saj, duke thënë se po hiqte dorë nga posti për arsye shëndetësore, pa dhënë më shumë detaje.