Boris Johnson dha dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore ditën e djeshme duke pranuar kështu kërkesën në bllok për largim.
Fotot nga prapaskenat brenda Downing Street kanë kapur emocionet dhe momentet me familjen, ndërsa Boris Johnson përgatitej të dorëzonte dorëheqjen e tij në fjalimin që e dha para të gjithë mediave botërore.
Në fjalimin e tij, Kryeministri britanik u shpreh se do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e një lideri të ri, teksa falenderoi të gjithë ata që e mbështetën.
“Është e qartë që vullneti i anëtarëve të Partisë Konservatore dhe shumicës parlamentare kërkon të ketë një lider të ri, e për pasojë edhe një Kryeministër të ri. Dua t’iu them miliona njerëzve që votuan për ne në vitin 2019, faleminderit. Procesi për zgjedhjen e një lideri të ri duhet të nisë tani”.
Përpara se të njoftonte dorëheqjen e tij, Boris Johnson emëroi një kabinet të ri për të shërbyer në vend deri në zgjedhjen e një udhëheqësi të ri.