Baza e NATO-s në Kuçovë do të hapet në fillim të muajit mars.
Lajmin e dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë një ditë më parë.
Punimet për këtë bazë nisën rreth dy vite më parë. Kuçova do të jetë një bazë didaktike për avionët e NATO-s.
Investimi është thënë se kap vlerën rreth 50 milionë euro.
LSA sjell disa foto të kapura nga larg në këtë bazë. Ndërkohë Shqipëria është vetëofruar që NATO të ketë një bazë detare edhe në Durrës.
Për këtë sekretari Blinken tha se janë ende në fazën e diskutimeve me NATO-n.