Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të FRPD, ku fitues doli ashtu siç ishte përfolur pa u mbajtur votimet, Besart Xhaferri.
Xhaferri arriti që të fitojë me një diferencë të thellë ndaj kandidatëve të tjerë, duke siguruar 5256 vota. Ai do të pasojë në këtë detyrë, deputetin demokrat, Belind Këlliçi.
Por ky proçes është kontestuar ashpër nga anëtarët e FRPD-së të cilët i kanë cilësuar votimet si një fars, pasi sipas tyre gjithçka ka qenë e përcaktuar nga Sali Berisha dhe Belind Këlliçi.
Në komentet e tyre në faqen zyrtare të FRPD-së, ata akuzojnë ashpër dyshen Berisha-Këlliçi, për këtë proces të turpshëm që bën, në përcaktimin e kryetarit të ri të të rinjve demokrat.
Komentet mëposhtë të vetë anëtarëve të PD-së, në faqen zyrtare të FRPD-së, tregon gjëndjen se ku e ka katandisur Sali Berisha, Partinë Demokratike.