Franca merr vendimin, në karantinë për të paktën 1 muaj

CORONAVIRUS


Qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, i gjithë vendi të futet në karantinë për të paktën një muaj.

Sot pritet që Macron t’i drejtohet popullit, për të njoftuar vendimin, raporton Reuters.

Sipas mediave vendase, karantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë, ndërsa masa ekstreme vjen pas rritjes së frikshme të infeksioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33,417 raste të reja infektimi, ndërsa 148 persona u futen në terapi intensive.

Nga nisja e pandemisë, shteti transalpine numëron afro 1.2 milionë infektime dhe mbi 35 mijë viktima.

Kështu, Franca futet mes 5 vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi dhe i pari në Europë.



Skip to toolbar