Frika nga tërmetet, qindra qytetarë dynden drejt Rinasit

AKTUALITET


Lëkundjet sizmike nuk po pushojnë dhe kjo ka shtuar edhe më shumë panikun dhe frikën tek banorët e Durrësit dhe Tiranës. Kjo ka bërë që ato t’i drejtohen qyteteve të tjera si jugut të vendit apo edhe Elbasanit e Pogradecit. Një pjesë ka zgjedhur të largohet edhe nga Shqipëria, duke sjellë një dyndje të madhe në aeroportin e Rinasit.

Tërmet i 26 nëntorit solli dëme të shumë në jetë njerëzish dhe materiale. 51 persona humbën jetën, mbi 900 persona u lënduan, ndërsa dëmet materiale janë tepër të mëdha.



Skip to toolbar