Frrok Çupi në “Top Story”: Ka një informacion që shumë shpejt do ta ndahet dosja e Berishës nga dosja e Ilir Metës

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, se SHBA-ja e njeh mirë Ilir Metën dhe zotëron informacion që së shpejti do e ndajë nga çështja e Sali Berishës.

Në lidhje me protestën e organizuar ditën e sotme, Çupi tha se ishte pa asnjë vlerë dhe nuk përcillte asnjë frikë. Ai u shpreh se asnjë dron nuk ishte pasi nuk kishin interes për ndjekjen e protestës, i cili ishte një tubim i izoluar nga e gjithë bota.

Çupi: Unë nuk besoj shumë në konspiracionin e metës me Berishën. Amerika e njeh Ilirin si vogëlush para Berishës. Meta ai është për Amerikën, nëse është i korruptuar do të shkojë para drejtësisë. Amerika nuk mund të falë Metën por ka një problem me Berishën, ka një informacion që shumë shpejt do ta ndajnë dosjen e tij nga dosja e Ilir Metës. Ai e kupton që Berisha është në një tavë që po digjet. Kjo protestë nuk kishte asnjë vlerë, asnjë frikë. E vetmja gjë që bëri kjo protestë është se ishte protestë pro ruse Është e vetmja protestë krejtësisht e izoluar, pa asnjë lidhje me jashtë. Ai është i izoluar nga bota nga SHBA-ja e BE-ja. Nuk ia vari askush. Atje nuk kishte dronë sepse Berisha nuk ka armiq, sepse nuk ka asnjë rrezik për të bërë politikë në Shqipëri, është i izoluar nga bota.Nuk ka asnjë interes për të prandaj nuk kishte dronë, mazhorancës i intereson më shumë që të dalë në rrugë Berisha.



Skip to toolbar