Fushata e Biden nis me “kërcënimin ekstremist ndaj demokracisë”

BOTA


Fushata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, filloi me videon e parë promovuese për zgjedhjet e vitit 2024, duke paralajmëruar për kërcënimin ekstremist ndaj demokracisë.

Videoja e publikuar të enjten, e titulluar “The Cause”, do të shfaqet për herë të parë e plotë të shtunën, në përvjetorin e tretë të sulmit në Capitol nga mbështetësit e Donald Trumpit, i cili pritet të jetë kundërshtari i Bidenit në zgjedhjet e këtij viti.

“Ne të gjithë po pyesim tani, çfarë do të bëjmë për të ruajtur demokracinë tonë? Diçka e rrezikshme po ndodh në Amerikë. Ekziston një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore të demokracisë sonë”, ka thënë 81-vjeçari Biden.

Gjatë videos 1-minutëshe, Bideni nuk përmend drejtpërdrejt ish-presidentin Trump, kandidatin kryesor për nominimin republikan, por përveç muzikës dramatike, video përmban imazhe të përsëritura të pankartave pro-Trump të mbajtura nga protestuesit më 6 janar.

Fushata e Bidenit po i paraqet gjithnjë e më shumë zgjedhjet si një luftë për demokracinë amerikane kundër Trumpit.

Miliona amerikanë do të zgjedhin presidentin e 60-të të SHBA-së më 5 nëntor.



Skip to toolbar