Ekipi i fushatës së Zëvendës Presidentes të SHBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris mblodhi më shumë se 300 milionë dollarë në muajin gusht.
NBC News shkruan se Harris ka mbledhur dyfishin e fondeve, në krahasim me Donald Trump, për të njëjtën periudhë.
Shifra prej më shumë se 300 milionë dollarësh, e cila përfshin fushatën dhe subjektet e lidhura me të, sinjalizon se ritmi marramendës i mbledhjes së fondeve nuk është ngadalësuar që kur paratë filluan të rrjedhin pas njoftimit të Presidentit Joe Biden më 21 korrik se ai do të tërhiqej nga kërkimi i nominimit demokrat.
Afati tjetër për zbulimin e financave të fushatës për fushatën e Harris është 20 shtatori.