Futbolli italian në zi, ndërron jetë legjenda e Juves

AKTUALITET


Skuadra e Juventusit ka njoftuar ndarjen nga jeta të ish futbollistit të njohur italian Pietro Anastasi.

“Na la Pietro Anastasi, një kampion i paharrueshëm, një simbol i futbollit bardhezi të viteve ‘70. Ngushëllimi i Juventusit”, shkruan klubi në një postim.


Anastasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitit 2018. Ai ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare. Ai shpërtheu me Juventusin dhe Italinë rreth viteve ‘70, kur ishte edhe kulmi i karrierës së tij, duke treguar paraqitje të shkëlqyer.

Në 1976 Anastasi u shkëmbye me Boninsengan e Interit, një transferim ky që bëri bujë asokohe. Megjithatë ai nuk kishte të njëjtin sukses te Interi ashtu siç kishte te Juventusi. Me bardhezinjtë fitoi 3 kampionate, dhe në 68’, fitoi Europianin me Italinë.

Me prejardhje nga Siçilia, Anastasi ka luajtur për 8 sezone me Juventuesin (1968-1976), duke shënuar 130 gola në 303 ndeshje.




Skip to toolbar