Policia ka vënë në pranga 34 vjeçarin D.T. banues në Tiranë i cili akuzohet për 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit.
Hajduti serial është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Periferi” dhe rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë gjatë natës në tentativë për të vjedhur një shtëpi, ku pas hetimeve rezultoi të kishte kryer 13 vjedhje banesash në Durrës përgjatë dy muajve. Ky operacion u zhvillua falë bashkëpunimit me qytetarët.
Policia thotë se i riu gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.
Vjedhjet e zbuluara
• Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.
• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.
• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.
• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.