Futsal EURO 2026/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në edicionin kualifikues

BOTA


Kombëtarja shqiptare e futsallit është gati për edicionin e ri kualifikues të Kampionatit Europian Futsal 2026. Kuqezinjtë ndodhen në Grupin 6 së bashku me Danimarkën, Armeninë e Kazakistanin dhe ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.

Më 13 dhjetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Kazakistanit në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit. Ndeshja është programuar të fillojë në orën 19:00.

Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për transfertën e parë në këto kualifikuese. Ndeshja do të luhet më 18 dhjetor, në orën 18:00. Dy ndeshjet e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohen në shkurt 2025.

Takimi Armeni–Shqipëri është planifikuar më 1 shkurt, në orën 14:00, në Jerevan. Katër ditë më vonë, më 5 shkurt, Shqipëria do të presë Armeninë në Tiranë. Kjo sfidë do të zhvillohet në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit. Më 7 mars, kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Kazakistanin, ndërsa fushata kualifikuese për Shqipërinë do të mbyllet më 12 prill.

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të luajë kundër Danimarkës. /FSHF

Kalendari i plotë i Shqipërisë në kualifikueset e Futsal EURO 2026

Shqipëri – Kazakistan 13.12.2024

Danimarkë – Shqipëri 18.12.2024

Armeni – Shqipëri 01.02.2025

Shqipëri – Armeni 05.02.2025

Kazakistan – Shqipëri 07.03.2025

Shqipëri – Danimarkë 12.04.2025



Skip to toolbar