Ministrat e Jashtëm të G7: Tani është koha për një armëpushim në Liban

BOTA


Ministrat e Jashtëm të G7 shtuan sot presionin ndaj Izraelit për të pranuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban, duke thënë se “tani është koha për të arritur një zgjidhje diplomatike”.

Në një draft të lëshuar në fund të takimit dy-ditor të Grupit të Shtatë në Fiumicino, Itali, ministrat i kërkuan Izraelit të lehtësonte dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët dhe dënuan dhunën në rritje të kolonëve në Bregun Perëndimor.

Ministrat dënuan gjithashtu sulmin e fundit ndaj misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban (UNIFIL) dhe shprehën mbështetje për agjencinë palestineze të OKB-së për refugjatët UNRëA, duke thënë se ajo luan një “rol jetik”./abcnews.al



Skip to toolbar