Gafa me himnin shqiptar, Grizman: Ishim të shokuar, gabim i rëndë!

SPORT


Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë, në sfidën e djeshme ndaj Francës, bëri një bujë të madhe në të gjitha mediat botërore, saqë edhe Kryeministri francez Macron i kërkoi ndjesë homologut Rama. Ky episod i rrallë nuk kaloi pa u komentuar as nga ylli i Barcelonës dhe Francës, Antuan Grizman.

Në një prononcim pas ndeshjes, 28-vjeçari deklaroi se ishte i shokuar nga ajo që ndodhi, ndërsa e ka cilësuar atë si një gabim të rëndë.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej. Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”, u shpreh Grizman.



Skip to toolbar