Gara për Himarën/ Tavo: Ta harrojë kushdo se do përfitojë një metër katror tokë në Himarë me firmën time

Më të fundit


Prefekti i qarkut të Vlorës, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo thotë se himariotët kanë të drejtën të gëzojnë pronat e tyre.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tavo u shpreh se askush nuk duhet të mendojë se mund të përfitojë metër katror tokë të himariotëve me firmën e tij.

“Kanë të drejtën e Zotit ta gëzojnë rivierën e tyre, pronat e tyre, po e them, kjo është një deklaratë që e bëj për herë të parë në televizionin tuaj dhe është publike, ta harrojë kushdo se mund të përfitojë ndonjë metër katror të banorëve të Himarës me firmën e Vangjel Tavos”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar