Ngushtohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve. Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së për dy ditë zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, ku 4 prej tyre kalon na fazën tjetër.
Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Njoftimi i SPAK
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:
1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj