Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se Arta Marku nuk ka arrestuar politikanë të nivelit të lartë, edhe pse në vend ka pasur disa ngjarje të rënda kriminale në kohën që Marku ishte në krye të institucionit të akuzës.
“Gabimi i Arta Markut është se ka bërë gabimin e mëparshëm, duke bërë pakt mossulmimin ndaj politikanëve. Pra, si kryeprokurore ajo në disa ngjarje ajo më shumë nuk ka hyrë sesa ka marrë rrisqe. Ajo në këtë pikë është si kryeprokurorët më herët, nuk ka sulmuar në nivele të larta politike”, tha Minxhozi.
Më tej, analisti mendon se Arta Marku ka bërë edhe gabime në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. “Zonja Marku siç e nisi me të përkohshme, duhet ta mbarojë si e tillë. Ajo e ka provuar se ishte kalimtare. Natyrisht se e ka një sfidë të vështirë sepse lëviz në erëra të forta, mund të krijojë edhe simbol që i ri rri mirë zyrës”, deklaroi Minxhozi.