Policia rrugore ka bllokuar 16 patenta brenda 5 orëve për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h në rrugën Sauk-TEG-Kashar. 5 prej shoferëve të penalizuar, pas testit të alkoolit rezultuan se po drejtonin automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Policia paralajmëron drejtuesit e automjeteve se shpejtësia dhe alkooli janë një kombinim i frikshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike.
“Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e TEG në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote. Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri ne 173 km/h. Një kombinim sa i frikshëm aq dhe i rrezikshëm për sigurinë rrugore dhe atë publike, një automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, është një rrezik potencial për vete drejtuesin e mjetit dhe këdo që përdor rrugën”, deklaroi policia rrugore.
