Gati emigrantët drejt Shëngjinit/ Riaktivizohet marrëveshja Rama-Meloni

AKTUALITET


Pas një pauze më shumë se dy mujore nga pengesat e gjyqësorit në Romë, marrëveshja Itali – Shqipëri për emigrantët do të vijojë të funksionojë.

Agjencia e Lajmeve Ansa në Itali ka raportuar se pranë Lampeduzës është vendosur Anija e Marinës “Cassiopea”, e cila është e gatshme që të transportojë emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë nga deti në Itali drejt Shqipërisë, fillimisht në qendrat e Pritjes në Shëngjin dhe më pas në Gjadër .

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila është konsideruar një shembull për luftë ndaj emigracionit të paligjshëm edhe nga Bashkimi Europian, u përball me disa pengesa nga Gjykata e Romës në lidhje me përcaktimin  e vendeve të sigurta ose jo nga të cilat vijnë emigrantët.

Por Në 30 dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë kryeministres Giorgia Meloni dhe qeverisë së saj që kërkuan që secili shtet të kishte një listë të personalizuar me ato që quhen vende të sigurta ose të pasigurta dhe të mos bazoheshin në listën e Bashkimit Europian.

Gjykata e Kasacionit sqaroi gjithashtu se vendimet e dhëna nga Gjyqtarët Italiane për secilin rast të azilkërkuesve dhe prejardhjes së tyre, nuk mund të hedhin poshtë listën e vendeve dhe vlerësimin e bërë nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Ministri të tjera të Qeverisë.

Në fillim të Janarit, Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni deklaroi se gjyqësori në vendin e saj do të ketë mundësi të kërkoje ndalim të dërgimit të emigrantëve nga vendet e Afrikës apo të Lindjes në Shqipëri përjashtuar raste specifike që nuk lidhen me listën e vendeve të sigurta.



Skip to toolbar