“Gati të mbajmë samitin e NATO-s në 2027”, Rama: Ardhja e presidentit të SHBA …

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është gati për të zhvilluar samitin e NATO-s në vitin 2027.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se në Tiranë ka mbërritur një ekip i NATO-s, për të inspektuar kushtet e infrastrukturës dhe logjistikës.

Kreu i qeverisë shtoi se jemi vend modest, por shumë i respektuar.

“Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë. Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje. E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë.

Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet.”, theksoi ai.



Skip to toolbar