Gati t’i bashkohet PS? Braimllari: Nuk po ik në detyrë nga PL. Me dhunë s’më mban njeri në rresht

AKTUALITET


Endrit Braimllari, i ftuar në Real Story” foli për deklaratën e tij se është i gatshëm për t’u bërë pjesë e PS.

Ai tha se nuk është më funksionar i PL dhe nuk ka pse të krijohen reagime.

“E para unë kam dhënë dorëheqjen nga funksioni i asaj partie.. Nuk jam aktiv aktiv gati një vit në strukturat e partisë. Jam përjashtuar edhe nga komioteti drejtues kombëtar cka që më ka dhënë të drejtën të shikoj angazhimin tim dhe të mendoj se nga do të jetë kahu ku do të angazhohem në zgjedhjet e ardhshme. Në zgjedhjet e ardhshme përballemi me dy alternativa, një kamp të djathtë që përfaqësohet nga PD, dhe të majtën nga PS. Mbështetësit e mi dhe angazhimin tim i kam të majtë dhee shikoj më shumë veten për të qenë më shumë pjesë e një angazhimi të tillë dhe s’ka pse shqetëson njeri dhe merakos njeri ku nuk po ik në detyrë. Unë kam vendosur që që të kem një angazhim timin që në këtë kohë kur jetojmë, secili ka të drejtë të zgjedhë. E gabuar apo jo zgjedhja ime, këtë do ta vendosin qytetarët apo edhe koha do ta tregojë. S’ka arsye që të irritohet njeri apo të përdoret një gjuhë bullizuese. Duhet të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga një mentalitet i një politike të vjetër ku gjuha e shantazhit dhe dhunës të mban në rresht. Mua me dhunë s’më mban njeri në rresht. E para, jam i pastër si kristali. Po të kisha probleme nuk do të dilja të flisja në TV. Kam vendosur se e kam pasion politikën. Nuk kam diçka konkrete. Kam bërë të qartë angazhimin tim. “, tha mes të tjerash ai.



Skip to toolbar