Gazment Bardhi thotë se PS ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor, i ngritur për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, shkruan se socialistët sot zgjodhën bojkotin.
“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit.”-shkruan Bardhi