Në Hong Kong mijëra protestues kanë rrethuar të mërkurën ndërtesën e qeverisë për të kundërshtuar miratimin e një projektligji për ekstradimet.
Sapo protesta ka marrë nota të dhunshme policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Shumë njerëz kanë frikë se ligji i propozuar për ekstradimin do të thotë se ata mund të merren nga Hong Kongu nga autoritetet kineze për veprime politike ose të papërshtatshme.