Gazeta serbe rendit gënjeshtrat e Vuçiç në 2021

Më të fundit


Gazeta serbe në një artikull ka bërë bashkë sipas saj të pavërteta që janë thënë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Nisur nga takimet e paralajmëruara, çmimet, kundërshtarët politikë apo qëndrimet e tij, Nova.rs ka sjellë të gjitha gënjeshtrat e Vuçiç gjatët vitit 2021.

Fillimisht e nis me deklaratën e Vuçiç i cili ka theksuar se personi që nuk del shpesh në media, TV.

Sipas hulumtimeve të kryera nga ‘BIRODI’ , rezulton se Vuçiç ka qenë i pranishëm më shumë se 100 orë transmetime në tv.

Ndërsa sipas ‘Istinomer’ vetëm në vitin 2020 ai ka qenë i ftuar 37 herë në emisione dhe padyshim ka shënuar një rekord në këtë drejtim, shkruan gazeta serbe.

Po ashtu një tjetër deklaratë e cila ka rezultuar një gënjeshtër është se  “nuk i padit kundërshtarët politikë dhe gazetarët”.

Në fillim të nëntorit të viti 2021, presidenti serb ngriti padi kundër politikanit Bosko Obradoviç dhe ish-kryetarit të Beogradit Dragan Dilas me arsyetimin, prishje të reputacionit me komentet e tij nëpër media.

Vuçiç gjithashtu ka injoruar deklaratën e vartësit të tij Aleksandër Vulin i cili në ‘TvPink’ foli për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.

Sipas gazetës serbe ai ka gënjyer edhe për takimin që ai e quajti historik mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ishte hera e parë që dy përfaqësues të shteteve të Shqipërisë dhe Serbisë takohen që nga viti 1947.

Ish-kryeministri Zoran Gjingjiç kishte takuar Ilir Metën në vitin 2001, pastaj Vuk Drashkoviç si ministër i Jashtëm kishte vizituar Shqipërinë dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami kishte vizituar Beogradin.

Një tjetër gënjeshtër e Vuçiç është edhe deklarata e tij se Serbia ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike në Evropë.

Sipas të dhënave nga Eurostat Serbia nuk rezulton me energjinë elektrike më të lirë në Evropë, pasi është në Ukrainë.



Skip to toolbar