Genoa njoftoi se 15 pjesëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me Koronaviurs, ndër ta 11 lojtarë dhe 4 pjesëtarë të stafit.
Së fundmi klubi italian ka zbuluar edhe emrat e personave të infektuar, teksa një ndër ta është edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami.
Ky i fundit është infektuar me Koronavirus dhe si pjesa tjetër, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në karantinë.
Xhenoa gjithashtu në fundjavë ka në program ndeshje me Torinon në kampionat, por ajo vështirë se zhvillohet duke parë situatën e krijuar në skuadër.