Genocidi grek ndaj çamëve, Kuvendi mban 1 minutë heshtje. Idrizi: Nuk falim e as harrojmë

AKTUALITET


Kuvendi nisi këtë të enjte me një minutë heshtje. Deputetët u ngritën në këmbë dhe qëndruan në heshtje në përkujtim të ditës së genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Përpara se të fillojmë me rendin e ditës ju bëj me dije se nisur nga fakti se data 27 Qershor është shpallur në kalendarin kombëtar si dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” është kërkuar mbajtja e një minutë heshtjeje në përkujtim të viktimave të genocidit”, tha Nikolla.

Pas heshtjes pati një fjalim nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Ai tha se masakra ndaj të parëve nuk falet e as nuk harrohet.

“Një nga spastrimet etnike më të egra në historinë e Shqipërisë. Shumë mund të thonë që kanë kaluar kaq shumë vite, por genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët deputetë jemi për t’ju thënë se memorja e një kombi është më e madhe se e një njeriu. Ajo shkon nga brezi në brez. Jam këtu për ta sqaruar dhe për ta thënë më me forcë sepse masakra ndaj të parëve tanë ne nuk i falim, nuk i harrojmë, por i nderojmë sot dhe në çdo ditë të qenies sonë”, tha Idrizi.



Skip to toolbar