Gërdeci/ Avokatët e Mediut kërkuan gjykim të zakonshëm, ja kur vendos gjykata

AKTUALITET


Gjykata ka shtyrë vendimin për kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për gjykim të zakonshëm. Vendimi për këtë do të merret në seancën që do të zhvillohet më 8 shtator.

Avokatëve u është dhënë kohë të plotësojnë kërkesën për gjykim të zakonshëm, të specifikojnë provat dhe dëshmitarët.

Avokatët kanë kërkuar gjykim të zakonshëm sepse ata pretendojnë se do të paraqesin prova të reja dhe do të marrin dëshmi të personave të tjerë që nuk janë pyetur ende. Këta persona jetojnë në shtete të ndryshme te BE.

Ata i kanë kërkuar gjykatës të bëhet edhe një riinspektim për shpërthimin e Gërdecit, për t’u përcaktuar shkaqet reale të shpërthimit.

SPAK ka qenë kundër kësaj kërkese, me pretendimin se kjo mund ta zvarriste procesin, pasi ata kanë qenë në fazën përfundimtare dhe gati për lexuar pretencën sa i takon akuzave të ngritur ndaj Mediut dhe nuk mund që procesi t’i kërkohet një gjykim i zakonshëm.

Momentalisht gjykata është tërhequr për të marrë një vendim.



Skip to toolbar