Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, duke e klasifikuar ngjarjen e 15 marsit të “Gërdecit” jo si një aksident, por si një vrasje me paramendim dhe të cilësuar. Sipas tij, babëzia për fitime maksimale dhe injorimi i qëllimshëm i rrezikut teknik e kthyen fabrikën e demontimit në një “Çernobil” të parashikueshëm.
“Më 15 mars bëhet plot 18 vjet nga tragjedia e “Gërdecit”, lidhur me këtë temë avokati Idajet Beiqir i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës: Ajo është vrasje me paramendim, është një vrasje e cilësuar. Sepse ti e di faktikisht se çfarë po bëhet dhe si do bëhet, sepse ia rrezikun. Në kuptimin e plotë të fjalës ajo është çernobil. E donin fitimin maksimal, kostot i donin nga minimalet, i donin nga më minimalet.
Kjo ishte e parashikuar dhe e dinin që do të ndodhte diçka e tillë. Në momentin që ka ardhur George Ë. Bush ajo fabrikë është ndaluar që të punonte sepse e dinin që do të shpërthente. Ishte kulmi i aktit kriminal, për korrupsionin, këtë e tregoi që merrnin rroga jashtëzakonisht shumë të larta në Kosovë.Mediu e ka pritur 23 herë Shkëlzen Berishën. Ky korrupsion dhe kjo babëzi e jashtëzakonshme me pasuri kombëtare, arritën deri aty saqë nuk pyetën as për pasojat. Është vrasje indirekte. Më e shëmtuara është si të mbulosh gjurmët e krimit, saqë mohuan baxhanakun e tij. I gjithë rrethi i tyre ishte atje, këta kishin detyrën që ndanin fitimet në Gërdec. Në një situatë të tillë, drejtësi nuk e bëri dot punën e vet. Turpi i drejtësisë së vjetër, por edhe të kësaj drejtësie të re”, tha Beqiri
