Gërdeci/ Faksi ‘Për Shkëlzenin’, SPAK kërkon dëshminë e ish-sekretares së Aldo Bumçit

AKTUALITET


Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për masakrën e Grëdecit.

SPAK ka kërkuar të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli ish-sekretare e ministrit të drejtësisë, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë në dispozicion një adresë të re të saj.


Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.

Anjola Agolli, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrijtjes.

Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.




Skip to toolbar