Në senacën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”, u paraqit për të dëshmuar Mihal Delijorgji.
Delijorgji nuk pranoi që të japë sqarime, duke përfituar nga e drejta për të mos e bërë diçka të tillë, për shkak se ka qenë i dënuar në procesin e parë.
Gjykata përsëriti edhe një herë thirrjen për Anjola Agollin, ish-sekretaren e ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu, SPAK kërkoi edhe shoqërimin e Denis Hajdarit për të dhënë deklarime në gjykatë.
Senaca e radhës do të mbahet më 9 prill në orën 09:00