Gërdeci, Mediu refuzon të dëshmojë: Do flas pasi të mbarojnë të gjithë dëshmitarët

AKTUALITET


Mënyra e pyetjes së 5 dëshmitarëve amerikanë në procesin ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme përplasi prokurorët e SPAK me avokatët e të pandehurit.

Prokurorët e SPAK kërkuan që pyetja të bëhej përmes letër-porosive, pasi sipas tyre pyetja përmes video-konferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve.

Ndërsa avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes video konferencës.

Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.

Dëshmitari i vetëm i paraqitur në seancë, si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, ishte Dashnor Çaushi, i fajësuar në gjyqin e parë të dosjes “Gërdeci”.

Ish-anëtari i komisionit të kategorizimit të municioneve nuk dha pëlqim të jepte dëshmi. Ndërsa në një dëshmi të dhënë gjatë hetimit në vitin 2008, që u administrua nga gjykata, Çaushi ishte shprehur: “Më ka marrë në telefon edhe ministri i Mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhrin për kalimin e municioneve ndërmarrjes Meico”.



Skip to toolbar