Geri Kokalari: Berisha gati të vrasë për pushtet, SHBA të ndërhyjë

Më të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po planifikon që të marrë me dhunë selinë. Më 8 janar do protestohet për të larguar Bashën dhe nga dita në ditë konfirmohen zërat se mund të ketë dhunë dhe tension.

Një ndër njerëzit më pranë tij, Evi Kokalari ka paralajmëruar në rrjetet sociale se mund të ketë edhe gjakderdhje. “Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime 1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit; 2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selinë peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një shqiptar plagoset, vejani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari. Por kjo deklaratë e saj ka sjellë një reagim ta aktivistit shqiptaroamerikan, Geri Kokalari. Ky i fundit i ka dërguar një email, ku e cilëson si të turpshëm qëndrimin e saj. “Angelakis, Bazuar në komentet që ishin bërë në përgjigje të adresimit tuaj më të fundit, të publikuar së fundmi në media, duket se po merrni komente të mira në Shqipëri – LMAO! (qesha me lot).



Skip to toolbar