Shqipërinë është pjesë e garës çiklistike“Giro d’Italia 2025”. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Giro d’Italia në Romë. Shqipëria do të jetë vendi ku do të nisë ky eveniment i njohur.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sporti italian ka pasur një ndikim të madh, duke e mbajtur popullin shqiptar të lidhur për jetën jashtë kufijve të vendit.
“Sporti italian ka një influencë të veçantë te ne, jo vetëm për sportin, por për një jetë tjetër. Ne kemi qenë plotësisht të izoluar. Shqipëria ishte si Koreja e Veriut e Europës. Deti ishte bosh dhe nuk mund të lëvizte askush. E vetmja mundësi për të parë botën tjetër ishte përmes radios ose televizionit.”