Gjashtë të lënduar gjatë festimeve në Kosovë

KOSOVA


Gjatë festimeve për Vitin e Ri 2020, në Kosovë janë shënuar gjashtë të lënduar, që janë paraqitur në Qendrën Emergjente të QKUK-së, por fatmirësisht kanë pasur dëmtime të lehta.

Përgjegjësi i ndërrimit, Dr. Agron Çitaku ka thënë, se krahasuar me vitet tjera, këtë vit ka pasur më pak të lënduar. “Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë tjera. Deri më tash ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve”, u shpreh ai.



Skip to toolbar